Zyrtare: Akis Vavalis nuk do të jetë më trajner i Dritës

21:39 | 27 Nëntor 2023

Akis Vavalis nuk do të jetë më trajner i Dritës.

Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Gjilani, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tyre, palët e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

“Klubi jonë FC DRITA dhe treneri Akis Vavalis kan ndërpre bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme”, thuhet në njoftimin zyrtare.

“Rezultati i ndeshjes së sotme ishte ajo që uli palët për të analizuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje më të mirë për klubin”, thuhet tutje.

“Nga të dy taboret u dakorduan që është momenti që të jetë një energji e re në krye të skuadrës,” thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Ndryshe, Drita është në pozitën e tretë në tabelë me 25 pikë dhe është dhjetë pikë larg Ballkanit, që renditet në vendin e parë.

Komento: