Zyrtare: Andrea Pirlo largohet nga Juventusi

12:03 | 28 Maj 2021

Gjiganti nga Serie A, Juventusit ka larguar nga detyra e trajnerit, legjendën Andrea Pirlo.

Pirlo largohet pasi mezi çoi skuadrën në garat europiane, duke zënë pozitën e katërt në Serie A.

42-vjeçari me ‘Zonjën e Vjetër’ fitoi dy tituj, atë të Superkupës së Italisë dhe Kupën e Italisë.

Pirlo kishte kontratë deri në vitin 2022, por ai largohet për shkak të rezultateve të dobëta.

Juven ai e udhëhoqi në 52 ndeshje dhe kishte një notë mesatare prej 2.15.

Komento: