Koronavirusi ka bërë që të anulohen shumë aktivitete sportive në mbarë botën.
Superliga e Argjentinës ka vendosur t’i jap fund sezonit të futbollit.
Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA), ka vendosur të anulojë të gjitha kompeticionet profesionale të futbollit.
Ky vendim është marrë si kundërpërgjigje ndaj rrezikut të kanosur nga pandemia Covid-19.
Lajmin për anulimin e sezonit të futbollit e ka konfirmuar presidenti i AFA, për ‘TNT Sport’.
“Të gjitha kompeticionet janë të përfunduara, dhe nesër ky vendim do të ratifikohet nga komiteti ekzekutiv, që do të mbahet përmes një video-konference”, ka thënë presidenti i AFA, transmeton lajmi.net.
“Ne do të rikthehemi në fushën e blertë vetëm kur autoritetet mjekësore të japin dritën e gjelbër. Shkurtimisht, ne do të luajmë kur është koha e duhur”, ka shtuar Claudio Tapia.
Vendimi për anulimin e sezonit të Argjentinës vjen tri ditë pas vendimit të Holandës për të bërë një gjë të tillë.