ZYRTARE: Balaj firmosë me skuadrën zvicerane

17:22 | 07 Gusht 2019

Edhe një futbollist kosovar ka nënshkruar kontratë me skuadër të njohur zvicerane.

Fjala është për futbollistin e Besës së Pejës, Liridon Balaj që ka firmosur me klubin zviceran FC Aarau.

E gjithë ky sukses është arritur falë punës së menaxherit, Leonard Berisha, përcjell ORAinfo.

Balaj, i cili cilësohet si njëri nga talentët më të mirë në Kosovë, por edhe më gjerë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën në fjalë.

Përndryshe mesfushori në fjalë është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-19./ORAinfo/

Komento: