ZYRTARE: Barcelona bën transferin e parë për janar

19:46 | 20 Dhjetor 2018

Gjiganti spanjoll, Barcelona e ka nisur para kohe afatin e transferimeve të janarit.

Valencia ka lajmëruar se ka huazuar Jeison Murillon në Barcelonë deri në fund të sezonit.

Kolumbiani arriti në Kataloni për një huazim dy milionë euro, kurse Blaugrana kanë mundësinë që ta blejnë atë në fund të sezonit.

Nëse ndodh kjo, ata do të paguajnë në qershor 25 milionë euro për Los Che.

Para se marrëveshja të mbyllet, lojtari fillimisht do të bëj disa teste rigoroze mjekësore, që do të mbahen këtë mbrëmje dhe mandej ai mund të nënshkruaj kontratë të re.

Lojtari është kërkuar nga Ernesto Valverde, derisa vjen pasi që Thomas Vermaelen është lënduar dhe në dyshim të lëndimit më afatgjatë të Samuel Umtiti.

Komento: