Zyrtare: Barcelona ia shkëput kontratën futbollistit shqiptar

19:20 | 05 October 2020

Barcelona ia ka shkëputur kontratën futbollistit shqiptar.

Labinot Kabashit nuk është më futbollist i FC Barcelona.

Është klubi që ka reaguar përmes një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’.

Barça ka njoftuar se vendim të dyanshëm, janë pajtuar të ndërpresin kontratën me futbollistin shqiptar.

“Barça dhe lojtari Labinot Kabashi kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës së futbollistit me datën 5 tetor 2020. Barça i uron fat Kabashit”, shkruan klubi në Twitter.

Kabashi ishte pjesë e Barcelonës që nga viti 2010, kur i ishte bashkuar të rinjve të Barçës nga G. Manresa.

Ai luajti pothuajse për të gjitha grup moshat e reja dhe ishte lojtar premtues, por lëndimet e shumta e dërguan deri në këtë pikë.

Kabashi tani është lojtar i lirë, është pa klub.

Komento: