Zyrtare: Barcelona merr vendim për Valverdes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zyrtare: Barcelona merr vendim për Valverdes

09:31 | 15 Shkurt 2019

Gjiganti spanjoll Barcelona ia ka besuar detyrën edhe për një sezon tjetër trajnerit aktual Ernesto Valverdes.

Kontrata e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverdes, pritej të përfundonte në fund të këtij sezoni, mirëpo klubi i ka bërë disa lëvizje për t’u siguruar se do t’i kenë shërbimet e trajnerit edhe për më gjatë.

Barcelona ka arritur marrëveshje të re me Valverden, që e mban tani trajnerin deri në fund të sezonit 2019/20 te klubi katalonas, pasi që në kontratën e tij përfshihej edhe opsioni për ta vazhduar marrëveshjen edhe për 12 muaj tjerë, transmeton Gazeta Express.

Kjo klauzolë është shfrytëzuar nga drejtuesit e klubit të “Blaugranëve” dhe Valverde tani do të jetë në pozitën e trajnerit të Barcelonës për të paktën edhe një sezon tjetër.

Komento: