ZYRTARE: Barcelona nënshkruan me super-lojtarin

16:50 | 08 Janar 2019

Barcelona ka nënshkruar zyrtarisht mbrojtësin e Toulouse, Jean-Clair Todibo si një agjent i lirë nga qershori, duke mposhtur Juventusin dhe Napoli që ishin në garë përcjell ORAinfo.

I riu është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në Francë dhe do të qëndrojë atje për pjesën tjetër të sezonit.

Juve dhe Napoli ishin gjithashtu në negociata për Todibo, siç ishin Manchester City dhe Real Madrid, por ai përfundimisht zgjodhi Barcelonën./ORAinfo/

Komento: