ZYRTARE: Barcelona prezanton ardhjen e re

20:31 | 03 September 2022

Pas gjashtë sezonesh si lojtar i Chelseat, Marcos Alonso i jep fund kohës së tij në Stamford Bridge.
Një rrugëtim i ri e pret në La Liga.

Barcelona ka konfirmuar nënshkrimin e mbrojtësit të majtë pas disa muajsh të interesuar për të. Spanjolli ka nënshkruar kontratë me ‘Cules’ deri në qershor të vitit 2023,përcjell ORAinfo.

Në ditët e fundit, Barça përshpejtoi bisedimet me Chelsean. Pasi morën dritën jeshile nga klubi londinez, nga i cili u la i lirë, ata më në fund mundën të shpallin nënshkrimin e fundit të verës.

Marcos Alonso bashkohet me Kessie, Christensen, Raphinha, Lewandowski, Kounde dhe Bellerin. Kjo bën shtatë nënshkrime të reja në afatin kalimtar të verës (duke mos përfshirë lojtarët që kthehen nga huazimet si Pjanic dhe Inaki Pena)./ORAinfo/

Komento: