
Një super-lojtar i është bashkuar klubit gjerman.
Bayern Munichi ka zyrtarizuar transferimin e Ryan Gravenbech.
Mesfushori holandez te kampioni gjerman ka kaluar nga Ajaxi për rreth 25 milionë euro.

Në marrëveshje janë përfshirë edhe bonuset, plus Ajaxi do të fitojë 7% nga shitja e lojtarit në të ardhmen.
Gravenbech me Bayernin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
20-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit qendror.