Zyrtare: Bayerni sapo transferoi super lojtarin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zyrtare: Bayerni sapo transferoi super lojtarin

19:16 | 07 Shkurt 2019

Bayerni blen sulmuesin 19-vjeçar.

​Bayerni ka transferuar Jann-Fiete Arpin nga Hamburgu

Përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, Bayern Munich ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me klubin e Hamburgut për transferimin e 19-vjeçarit, Jann-Fiete Arp, transmeton Gazeta Express.

Sic njofton Bayerni, “me lojtarin dhe Hamburgun ka marrëveshje fleksibël. Talenti mund të vijë këtë verë ose verën e ardhshme. Këtë e vendos vetë ai”.

Bayerni njofton se lojtari mund t’i bashkohet klubit verën e ardhshme, ose meqenëse është i ri, atëherë gjasat janë që ai ta veshë fanellën e kampionit të Bundesligës nga sezoni 2020/21.

Komento: