
Mungon Lewandowski
Hansi Flick, trajneri i Bayern Munchen, foli në prag të ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj PSG’së.
Skuadra franceze, PSG fitoi ndaj Bayernit në ndeshjen e parë në “Allianz Arena” me rezultatin 2-3.
Flick ka konfirmuar se Coman dhe Boateng od të jenë gati, kurse konfirmoi se Lewandowski nuk do të jetë i disponueshëm për këtë sfidë.
“Nuk është aq e lehtë për stafin të punojë kur ka shumë lojtarë të dëmtuar ose lojtarë me Covid-19.
Lucas Hernandez dhe Leon Goretzka morën pjesë në stërvitje, kështu që nesër ata do të jenë pjesë e ekipit, ashtu si edhe Kingsley Coman dhe Jerome Boateng”, tha fillimisht trajneri.
Më pasi ai konfirmoni që Robert Lewandowski do të mungojë.“Po, unë mund ta konfirmoj 100% se ai nuk do të luajë”, tha Flick për Lewandowskin.