Stoke City ka njoftuar afrimin e Bersant Celinës në huazim për gjashtë muaj nga skuadra franceze Dijon.
26-vjeçari kosovar bëhet nënshkrimi i dytë i klubit anglez në afatin kalimtar të janarit, ku Celina kthehet në futbollin anglez pas periudhave me Manchester Cityn, Swansean dhe Ipswichin më herët në karrierën e tij.
Celina e kishte kaluar gjysmën e parë të sezonit në huazim në Turqi me Kasımpasa, ku bëri 18 paraqitje në top ligë.
Trajneri Alex Neil dhe drejtori teknik Ricky Martin tha kishin fjalë të mëdha për Celinën.
Stoke City është në vendin e 18-të në Championship me 33 pikë.