ZYRTARE: Biglia merr këtë vendim për të ardhmen

10:13 | 05 Qershor 2019

Mesfushori i Milanit, Lucas Biglia dëshiron të qëndrojë në Milan.

Kontrata e mesfushorit argjentinas shkon deri në vitin 2020 dhe Enzo Montepaone do të jetë në Milano në pjesën e dytë të qershorit për të diskutuar një zgjatje të mundshme të kontratës, përcjell ORAinfo.

Qëndrimi i Biglia, megjithatë, nuk varet nga një kontratë e re. Ish-lojtari i Lazios mund të qëndrojë në klub pa një zgjatje të kontratës.

Ivan Gazidis është i hapur për të ofruar një kontratë të re, por me një rrogë më të ulët se sa marrëveshja e tij prej 3.5 milionë eurosh. Gazidis shpreson se Biglia do të pranojë të qëndrojë pavarësisht nga një prerje pagash ose do të duhet të shesë argjentinasit për të paktën 7 milionë euro për të shmangur humbjen e kapitalit.

AC Milan nuk duan të shohin lojtarin të largohet si një agjent i lirë në verën 2020./ORAinfo/

Komento: