Kombëtarja e Kinës është bërë me trajner të ri.
Fabio Cannavaro është emëruar trajneri i ri i Kinës, duke zëvendësuar pikërisht Marcelo Lippin, që dha dorëheqjen nga ky pozicion në muajin janar.
Ish mbrojtësi kampion bote me Italinë, ka marrë drejtimin e përfaqësueses kineze, ndërsa Lippi tashmë do të jetë në rolin e konsulentit.
Nuk dihet ende nëse Cannavaro do të jetë trajner i përkohshëm, apo për një projekt afatgjatë, por është e sigurt që 45-vjeçari do të drejtojë Kinën në turneun miqësor që starton të martën e ardhshme.