Zyrtare: Chelsea nënshkruan me yllin e Real Madridit

19:54 | 01 Korrik 2019

Skuadra e Chelseas ka bërë edhe një transferim të ri.

Chelsea ka transferuar në mënyrë të përhershme mesfushorin kroat, Mateo Kovacic nga Real Madridi.

Kovacic ishte i huazuar në sezonin e fundit tek Blutë nga Real Madridi me një marrëveshje, ku blerja mund të behet e përhershme në fund të sezonit.

Klubi londinez ka vendosur të shfrytëzoj atë të drejtë dhe tashmë ka nënshkruar në mënyrë të përhershme me Kovacicin.

“Chelsea është i kënaqur të njoftojë se kemi përfunduar nënshkrimin e përhershëm të Mateo Kovacic nga Real Madrid”.

“Finalisti i Kupës së Botës me Kroacinë u transferua në Stamford Bridge në huazim verën e kaluar dhe ishte i rregullt në mesfushën tonë, duke na ndihmuar në triumfin në Ligën e Evropës dhe për vendin e tretë në Ligën Premier”.

“Kovacic tani ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare dhe do të jetë anëtar i skuadrës sonë për 2019/20”, thuhet në njoftimin e Bluve.

Detajet e transferimit nuk janë bërë të ditura, por sipas mediave angleze, Kovacic i ka kushtuar 45 milionë euro Chelseat.

Komento: