ZYRTARE: Chris Wilder largohet nga Sheffield

22:12 | 13 Mars 2021

Sheffield konfirmon largimin e Chris Wilder.

Chris Wilder nuk do jetë më menaxher i Sheffield United.

Sheffield United ka konfirmuar që Chris Wilder është larguar nga klubi me marrëveshje të ndërsjellë në mes palëve,

“Të jesh menaxher i Sheffield United ka qenë një eksperiencë e veçantë dhe nuk do ta harroj kurrë. Unë isha i kënaqur që mu dha mundësia përsëri në 2016 dhe isha i kënaqur me suksesin që kemi arritur, si dhe përfundimin më të lartë ndonjëherë në tabelë të Premierligës”, tha Wilder, transmeton lajmi.net.

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që kanë kontribuar në arritjet e klubit gjatë rrugës, duke përfshirë lojtarët, stafin dhe, në veçanti, tifozët”, përfundoi Chris Wilder.

Në fillim të këtij sezoni, Chris Wilder tejkaloi 200 ndeshje të zhvilluara në kampionat në krye të “The Blades”, duke u bërë menaxheri i gjashtë i United që arrin këtë gjë

Komento: