
Manchester City, ka konfirmuar nënshkrimin e mesfushorit të Leeds United, Kalvin Phillips në një marrëveshje prej 45 milionë funte.
Phillips ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare në Etihad Stadium për të përforcuar opsionet e mesfushës mbrojtëse të menaxherit Pep Guardiola pas largimit të Fernandinhos, i cili është rikthyer në Brazil si një transferim i lirë. Ai do të marrë fanellën bosh numër katër të klubit, përcjell ORAinfo.

City arriti një marrëveshje me Leeds në fund të qershorit, dhe tani ata kanë konfirmuar zyrtarisht ardhjen e 26-vjeçarit pasi ai i kaloi testet mjekësore./ORAinfo/