Ish-menaxheri i Romës, Eusebio di Francesco, tani zyrtarisht është emëruar si menaxher i ri i Sampdoria.
Di Francesco u shkarkua si trajner i giallorossi sezonin e kaluar, disa ditë pas daljes së Monchi nga Stadio Olimpico, përcjell ORAinfo.
Claudio Ranieri kishte marrë përsipër frenat duke dështuar që ta dërgoj Romën në Ligën e Kampionëve.
E sot Sampdoria ka konfirmuar se Di Francesco ka nënshkruar një marrëveshje deri në verën e vitit 2022.
Presidenti Sampo Massimo Ferrero tha: “Di Francesco është zgjidhja më e mirë për qëllimin tonë për të përmirësuar Sampin.
Ai vjen me njohuri, përvojë, futboll të mirë, dëshirë dhe mentalitet. /ORAinfo/