ZYRTARE: Edhe një skuadër inkuadrohet në Superligën e Kosovës

19:08 | 28 Maj 2021

Dukagjini promovohet në Superligë, triumfon ndaj Trepçës në penalti. Skuadra nga Liga e Parë, Dukagjini dhe skuadra nga Superliga e Kosovës, Trepça 89 janë ndeshur në kuadër të “Play Off-it” të Superligës së Kosovës.

Dukagjini, skuadër e cila siguroi finalen e “Play Off-it” duke mposhtur Flamurtarin ndërsa Trepça u rendit në vendin e tetë në këtë sezon dhe tani lufton me skuadrën nga Klina për qëndrim në ligë, shkruan lajmi.net.

Trepça shënoi e para përmes futbollistit Shala min 30’, mitrovicasit shkuan në pushim të pjesës së parë me avantazhin minimal.

Në pjesën e dytë, Dukagjini rimorri vetën, Labinot Osmani shënoi golin e barazimit në min 52’. Megjithatë, ndeshja përfundoi baras dhe pas vazhdimeve, epilogu i takimit u la të përcaktohet në penalti.

Penaltinë e parë të dyja skuadrat realizuan.

Penlatinë e dytë, prapë shënojnë të dyja.

Penaltinë e tretë të dyja gabojnë.

Penaltinë e katërt Trepça e gabon, ndërsa Dukagjini shënon.

Penaltinë e pestë e shënojnë dy skuadrat.

Në penaltinë e gjashtë, edhe Trepça edhe Dukagjini shënojnë.

Dukagjini fiton pas penaltive dhe promovohet në Superligën e Kosovës.

Komento: