Zyrtare: Edon Zhegrova transferohet të gjiganti evropian

12:07 | 04 February 2019

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova zyrtarisht është larguar nga klubi belg, Geng.

Ai sot është transferua të gjiganti zviceran, Basel.

Është klubi i Genkut i cili njoftoi përmes një postimi në faqen e vet zyrtare se ka arritur marrëveshje me Baselin për transferimin e sulmuesit kosovar Edon Zhegrova.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës i bashkohet Baselit si lojtar u huazuar për një sezon e gjysmë, me klubin zviceran që e ka opsionin për ta blerë 19-vjeçarin në fund.

“Genk ka arritur marrëveshje me klubin zvicern FC Basel për transferimin e Edon Zhegrovës. Baseli e huazon Zhegrovën për një sezon e gjysmë, me opsion për ta blerë”, thuhet në njoftimin e klubit belg.

Duke i uruar fat, Genku thotë se Zhegorva kalon në kampionatin zviceran për të gjetur më shumë mundësi për të luajtur, të cilat i kanë munguar në Belgjikë.

Në 27 ndeshje zyrtare për belgët, anësori kosovar, i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, i ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar tri asiste.

Ai iu bashkua Genkut nga St. Truiden Res në vitin 2017 dhe tani do ta bartë fanellën e Baselit.

Gjatë këtij afati kalimtar është raportuar se për shërbimet e talentit kosovar kishin shprehur interesim edhe klube të mëdha si Barcelona, Milan dhe Lazio.

Komento: