ZYRTARE: Eriksen arrin marrëveshje me gjigantin e madh

18:17 | 15 Korrik 2022

Manchester United ka konfirmuar nënshkrimin e agjentit të lirë Christian Eriksen për një kontratë trevjeçare.

30-vjeçari ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në Old Trafford pas një rikthimi të suksesshëm në futbollin anglez me Brentford sezonin e kaluar – ai u bashkua me Bees shtatë muaj pasi pësoi një arrest kardiak ndërsa luante për Danimarkën në turneun e vonuar të Euro 2020, përcjell ORAinfo.

Eriksen kishte sulm në zemer, e nuk ishte në gjendje të vazhdonte karrierën e tij me Interin të cilit i ishte bashkuar nga Tottenham në janar 2020 për shkak të rregulloreve të Serisë A në lidhje me ICD-të./ORAinfo/

Komento: