
Falcao ka ndryshuar skuadrën.
Radamel Falcao është blerja më e re e skuadrës së Galatasaray-it. Sulmuesi ka mbërritur sot në Turqi për të formalizuar akordin.

Sulmuesi kolumbian do të firmosë sot kontratën me klubin turk, duke qenë se është arritur marrëveshja me Monaco për largimin e tij.
Tifozët e Galatasaray-it i kanë bë një pritje madhështore, duke pushtuar menjëherë rrugët e Stambollit, duke krijuar atmosferë të zjarrtë për mbërritjen e 33-vjeçarit. Jo më kot i cilësojnë si tifozët më të zjarrtë në Europë.