Finalja Drita – Linfield nuk do të luhet.
UEFA ka konfirmuar se ndeshja mes Dritës dhe Linfield është anuluar.
Finalja e fazës parakualifikuese mes kampionëve të Kosovës dhe Irlandës së Veriut, nuk do të zhvillohet, pas paraqitjes së një rasti të ri me COVID-19 te FC Drita.
Pas konfirmimit nga skuadra e Dritës, është tani edhe UEFA që ka njoftuar se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet.
Ndeshja mes Dritës dhe Linfield ka pasur të zhvillohet nga ora 18:00.
Është Komisioni i Etikës së UEFA-s që do të vendos për fatin e këtij takimi.