ZYRTARE: Gjeraj bëhet me skuadër të re – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

ZYRTARE: Gjeraj bëhet me skuadër të re

14:38 | 31 Janar 2019

Mbrojtësi i mirënjohur kosovar, Robert Gjeraj, është bërë me skuadër të re.

Që nga stinori i ri , futbollisti prizrenas do ta bartë fanellën e Besës së Pejës. Lajmin e ka bërë të ditur, vetë futbollisti për portalin, ORAinfo.

“Që nga sot jam pjesë e skudrës së Besës së Pejës. Kemi arritur një marrëveshje gjashtë mujore dhe të dy palët jemi pajtuar me kushtet paraprake. Do ta jap maksimumin për ekipin dhe besoj që së bashku me lojëtarët do të sjellin rezultate pozitve”, ka deklaruar Gjeraj.

Futbollisti i cili ka bartë shiritin e kapitenit të prizrenasve ditë me parë ka ndarë rrugët me ekipin e Lirisë ku dha kontributin më të madh të karrierës si futbollist. Mbrojtësi me përvojë ka qenëpjesë edhe e skuadrave tjera me “nam” në futbollin kosovar./ORAinfo/

Komento: