Hansi Flick do ta vijojë qëndrimin e tij te kombëtarja e Gjermanisë.
Kështu të paktën raporton Fabrizio Romano i cili thotë se trajneri tashmë e ka ndarë mendjen dhe s’e ka ndërmend të largohet.
Përkundër që ecuria e “Pancerëve” nuk eci siç është më së miri në këtë Botëror, Flick nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
“The last dance” për ish-teknikun e Bayern Munich në stolin e Gjermanisë pritet të jetë Euro 2024.