ZYRTARE: Gjermania merr vendim për të ardhmen e Flick

19:47 | 07 Dhjetor 2022

Hansi Flick do ta vijojë qëndrimin e tij te kombëtarja e Gjermanisë.

Kështu të paktën raporton Fabrizio Romano i cili thotë se trajneri tashmë e ka ndarë mendjen dhe s’e ka ndërmend të largohet.

Përkundër që ecuria e “Pancerëve” nuk eci siç është më së miri në këtë Botëror, Flick nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

“The last dance” për ish-teknikun e Bayern Munich në stolin e Gjermanisë pritet të jetë Euro 2024.

Komento: