Zyrtare, Hajrulla Çeku kandidat i VV-së për Prishtinën

18:56 | 18 Qershor 2025
Zyrtare, Hajrulla Çeku kandidat i VV-së për Prishtinën

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe deputeti Hekuran Murati.

““Hajra për Prishtinën!” – ka shkruar shkurt Murati në Facebook.

Vetëvendosje synon ta kthejë drejtimin e Komunës së Prishtinë pas katër vjetëve nën qeverisjen e Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rama në zgjedhjet komunale të vitit 2021 e mundi Arben Vitinë e LVV-së në balotazh.

Komento: