Zyrtare: Hansi Flick, selektor i ri i Gjermanisë pas Euro 2020

11:19 | 25 Maj 2021

Flick, selektor i ri i Gjermanisë pas Euro 2020.

Hansi Flick do të jetë selektor i ri i Kombëtares gjermane të futbollit.

Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB) ka zyrtarizuar lajmin për angazhimin e Flick në postin e selektorit, transmeton lajmi net.

Ai do ta marrë detyrën e re pas Euro 2020 kur do të bëhet pasardhës i Joachim Low.

Flick u largua nga Bayern Munich pas përfundimit të këtij sezoni në një aventurë shumë të suksesshme te gjiganti bavarez.

Komento: