ZYRTARE: Icardi largohet nga Interi

16:23 | 13 Korrik 2019

Mauro Icardi zyrtarisht ka lënë kampin e trajnimit të Interit me pëlqimin e ndërsjellë dhe do të vazhdojë punën e tij në Milano, njoftoi klubi.

“Mauro Icardi sot do të kthehet në Milano nga kampi ynë i stërvitjes në Lugano,” thuhet në një deklaratë,përcjell ORAinfo.

“Klubi dhe sulmuesi kanë ardhur në këtë vendim me marrëveshje të përbashkët. Icardi do të vazhdojë trajnimin e tij para sezonit gjatë ditëve të ardhshme dhe nuk do të marrë pjesë në Tourin Veror në Azi “.

Icardi dhe Radja Nainggolan thuhet se janë përjashtuar nga trajnimet taktike me trajnerin e ri Antonio Conte.
Ndërsa Napoli dukej i përgatitur për të rrëmbyer argjentinasin , raportet sot përsëri sugjerojnë Icardi vetëm dëshiron të bashkohet me Juventus./ORAinfo/

Komento: