
Toronto FC ka konfirmuar nënshkrimin e Lorenzo Insigne nga Napoli.
Anësori italian do t’i bashkohet MLS-së si transferim i lirë nga 1 korriku 2022, pasi ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare, përcjell ORAinfo.

GOAL raportoi më 4 janar se 30-vjeçari do të fitojë 11.5 milionë euro në vit në Toronto, pa përfshirë bonuset. Toronto fillimisht donte ta lidhë atë me një marrëveshje pesëvjeçare./ORAinfo/