
Inter, ka zbuluar përforcimin e ri.
Cristiano Biraghi është lojtari më i ri i Interit. Konfirmimi ka ardhur edhe përmes faqes zyrtare të klubit nga Milano. Mbrojtësi italian është bashkuar me zikaltërit në formulën e huazimit nga Fiorentina, si pjesë e shkëmbimit me Dalbert.

Gjithsesi, në marrëveshjen mes dy klubeve të Seria A, ekziston mundësia që Inter ta blejë përfundimisht kartonin e 26 vjeçarit. Çmimi është fiksuar në 12 milionë euro, e cila do të paguhet në fund të sezonit gjithmonë nëse Biraghi bind stafin dhe Conten.
Ndërkohë, nga momenti në moment, pritet që Inter të zyrtarizojë edhe sulmuesin kilian, Alexis Sanchez.