ZYRTARE: Inter nënshkruan me talentin e madh kosovar

17:14 | 19 Korrik 2021

Andi Hoti nënshkruan kontratë profesionale me Interin

Talenti kosovar, Andi Hoti ka nënshkruar kontratë profesionale me kampionin e Italisë, Interin.

Hoti hodhi firmën në kontratë që do ta mbajë atë në qytetin e Milanos deri në vitin 2024.

Momentalisht, Andi Hoti po stërvitet me ekipin e parë të Interit në fazën parapërgatitore për edicionin e ri.

Ai konsiderohet prej talentëve më të mëdhenj te Interi. 18-vjeçari është pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës.

Komento: