Lazio ka zgjatur kontratën me Simone Inzaghin.
Skuadra nga kryeqyteti italian ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për rinovimin dhe zgjerimin e kontratës me Simone Inzaghi.
“SS Lazio njofton se ka rinovuar dhe zgjeruar kontratën me Simone Inzaghi deri më 30 qershor të vitit 2021”, thuhet në njoftimin e Lazios, përcjell lajmi.
Nënshkrimi i kësaj kontrate hedh poshtë hipotezat e kalimit të Inzaghit te Juventus, si pasues i Massimiliano Allegrit.
Inzaghi është trajner i Lazios që nga viti 2016, ndërsa këtë sezon ka arritur të fitojë Kupën e Italisë.