ZYRTARE: Ja për cilin klub do të luajë Higuain

17:27 | 01 Korrik 2019

Chelsea, ka njoftuar se Gonzalo Higuain është larguar nga klubi pasi kanë vendosur të mos mbajnë sulmuesin e Juventusit.

Një deklaratë në faqen zyrtare të Chelsea konfirmoi se Higuain, së bashku me katër lojtarë të tjerë, janë larguar pasi kontratat e tyre skaduan të dielën,përcjell ORAinfo.

Argjentinasi erdhi nga Milani në janar, Bluesi mori përsipër marrëveshjen e huazimit të Rossonerëve, i cili përfshinte një opsion prej 9 milion euro të një sezoni tjetër ose një transferim të përhershëm për 36 milion euro.

Megjithëse fitoi Europa League, megjithatë, ai shënoi vetëm pesë gola në të gjitha garat dhe tani do të kthehet në Juventus.

Maurizio Sarri, me të cilin punoi në Napoli dhe që e solli në Stamford Bridge, gjithashtu ka lëvizur në Juve.

31-vjeçari ka qenë i lidhur me Romën, por vëllai i tij agjent është i bindur se Bianconerët janë ekipi i vetëm italian që ai do të luajë./ORAinfo/

Komento: