ZYRTARE: Juventus nënshkruan me super lojtarin

19:59 | 05 Korrik 2019

Juventusi ka blerë zyrtarisht mbrojtësin turk, Merih Demiral nga Sassuolo për 18 milion €, me një kontratë deri në qershor 2024.

Një deklaratë u lëshua këtë mbrëmje duke konfirmuar marrëveshjen, e cila është bërë kryesisht për disa javë, përcjell ORAinfo.

“Juventus Football Club S.p.A. njofton se marrëveshja me Sassuolo Calcio S.r.l. për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Merih Demiral është finalizuar për një shumë prej € 18 milion të pagueshme në katër vite financiare.

“Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare të punës deri më 30 qershor 2024”./ORAinfo/

Komento: