ZYRTARE: Juventusi nënshkruan me yllin e madh

21:12 | 12 Korrik 2019

Juventusi konfirmoi transferimin e Cristian Romero nga Genoa prej 26 milionë eurosh.

Mbrojtësi 21-vjeçar kishte kryer testet mjekësore e tij të martën dhe përfundoi transferimin, por do të jetë sërish në Genoa këtë sezon, përcjell ORAinfo.

“Juventus Football Club S.p.A. njofton se marrëveshja me Genoa për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Cristian Gabriel Romero është finalizuar për një shumë prej 26 milion € të pagueshme në tre vite financiare.

“Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare të punës deri më 30 qershor 2024,” thuhet në një deklaratë./ORAinfo/

Komento: