Zyrtare: Kosova luan miqësore me Shqipërinë muajin nëntor

10:22 | 28 October 2020

Kosova do të përballet me Shqipërinë në një ndeshje miqësore në fillim të muajit nëntor, ka konfirmuar Federata e Futbollit e Kosovës.

UEFA e paralajmëroi në uebsajtin e vet dje se Kombëtarja e Kosovës do të përballej me Kombëtaren motër më 11 nëntor në Elbasan.

Kjo është konfirmuar sot edhe nga FFK-ja, e cila ka bërë të ditur se është arritur ujdi me Federatën Shqiptare të Futbollit për këtë ndeshje vëllazërore.

“Kombëtarja e Kosovës më 11 nëntor do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë. Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur, derisa detajet e tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim”, konfirmoi FFK-ja.

Komento: