Kosovare Asllani edhe zyrtarisht është prezantuar të Real Madid.
Ajo është bërë galaktikja e parë e Real Madridit, te skuadra e femrave.
Futbollistja me prejardhje nga Kosova, është zyrtarizuar te skuadra e Real Madridit.
‘Los Blancos’ nga sezoni i ri, do të kenë edhe skuadrën e femrave, me të cilët do të kërkojnë sukseset sikurse me skuadrën e meshkujve.
Për të ndërtuar një skuadër konkurruese, Real Madrid kanë vendosur të transferojnë futbollistet më të mira në botë.
Dhe ‘themeli’ i kësaj skuadre, është Kosovare Asllani, e cila veç është zyrtarizuar te DC Tacon, që shumë shpejtë do ta ndërrojë emrin në Real Madrid.
Kosovare Asllani së fundi ka qenë pjesë e Kupës së Botës me Suedinë, ku fituan medaljen e bronztë, duke zënë vendin e tretë.