ZYRTARE: Kross firmosë me këtë skuadër

12:14 | 20 Maj 2019

Kross do të qëndrojë në La Liga.

Toni Kroos ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2023, raporton prestigjozja AS.

Mesfushori gjerman prej kohësh flitej se në këtë merkato verore do të largohej nga Santiago Bernabeu për një tjetër destinacion dhe skuadra e tij e radhës mund të ishte Juventusi.

Mirëpo, duket se gjithçka ka qenë thjeshtë një aludim, pasi gjermani ka vendosur të qendrojë tek kampionët e Europës. Sot, në orën 13:00 do të ketë një konferencë, në të cilën do të zyrtarizohet gjithçka dhe do të shkruhet e zeza mbi të bardhë.

Komento: