ZYRTARE: Ky aktivitet sportiv shtyhet për vitin 2022

13:37 | 23 April 2020

Për shkak të koronavirusit janë anuluar një numër i madh i aktiviteteve sportive.

Kampionati Evropian i futbollit në kategorinë e femrave është shtyrë për vitin 2022.

UEFA në takimin e mbajtur sot, ka vendosur të shtyjë për një vit Kampionatin Evropian të femrave.

Ky evropian është dashur të mbahet në vitin 2021, por çrregullimet që ka sjellë në kalendarin e futbollit koronavirusi, kanë detyruar UEFA-n të marrë këtë vendim.

Tani ky evropian do të luhet nga data 6 korrik deri më 31 korrik të vitit 2022.

Kujtojmë se UEFA ka shtyrë edhe Kampionatin Evropian të meshkujve, i cili tani do të luhet në vitin 2021.

Komento: