ZYRTARE: Ky është klubi i ri i Behramit

16:57 | 02 Korrik 2019

Mesfushori, Valon Behrami e ka lënë Udinesën dhe është transferuar te skuadra zvicerane Sion në një kontratë dy vjeçare.

Behrami transferohet në Sion në një transferim të lirë pasi marrëveshja e tij me Udinese ka skaduar,përcjell ORAinfo.

34-vjeçari ka kaluar shumicën e karrierës së tij jashtë Zvicrës, kryesisht në Itali me Genoa, Verona, Lazio, Fiorentina, Napoli dhe Zebrette.

Ai gjithashtu ka 83 paraqitje për vendin e tij, duke i përfaqësuar ato në katër Kupat e Botës./ORAinfo/

Komento: