ZYRTARE: Ky është klubi i ri i Jovic

20:48 | 09 Korrik 2022

Real Madrid ka konfirmuar se kanë rënë dakord për një marrëveshje me skuadrën e Serie A Fiorentina për shitjen e sulmuesit Luka Jovic.

Sulmuesi serb ishte i shkëlqyeshëm gjatë periudhës së tij në Eintracht Frankfurt, me 17 gola të Bundesligës gjatë sezonit 2018/19 që rezultuan të mjaftueshëm për të bindur Los Blancos ta nënshkruajnë atë për 60 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, ai kurrë nuk arriti të bënte një seri ndeshjesh të qëndrueshme, rrallë duke u besuar nga Zinedine Zidane ose Carlo Ancelotti në formacionin e tyre fillestar.

Ai u kthye në Frankfurt si huazim sezonin e kaluar, por tani është larguar përgjithmonë nga Bernabeu, duke nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me Fiorentinën./ORAinfo/

Komento: