Roma kanë emëruar zyrtarisht Claudio Ranieri si trajnerin e tyre të ri deri në fund të sezonit përcjell ORAinfo.
“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Claudio Ranieri përsëri në klub,” tha presidenti James Pallotta për faqen zyrtare të klubit.
“Ne kemi një objektiv të mbetur këtë sezon dhe kjo është të përfundojmë në pozitën më të lartë të mundshme të Ligës dhe të sigurojmë kualifikimin për Ligën e Kampionëve.
“Në këtë fazë të fushatës, ishte e rëndësishme për të sjellë një trajner që e njeh klubin, e kupton mjedisin, mund të flasë gjuhën dhe është në gjendje të motivojë lojtarët”, ka thënë presidenti i romalëve.
67-vjeçari ka përvojë të madhe, duke punuar në skuadrën e Juventusit, Interit, Napoli, Fiorentina, Cagliari dhe tani Romën./ORAinfo/