Valencia tashmë ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Javi Gracia do të jetë në krye të bankinë së Valencias në dy sezonet e ardhshme.
Skuadra e Valencias përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka angazhuar për trajner Javi Garcian.
“Valencia ka arritur marrëveshje me Javi Garcia të hënën, prej nga ku ai bëhet trajner i ri i skuadrës së parë për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor, 2022”, thuhet në njoftim.
Garcia 50 vjeçar, në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Malaga dhe Watford.