
Trincao huazohet te skuadra e njohur angleze.
FC Barcelona ka huazuar Francisco Trincaon te Wolvesi në Premier Ligë.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi anglez, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
21-vjeçari do të jetë në huazim te Wolves për sezonin 2021/22, teksa klubi anglez ka të drejtën e blerjes së tij në të ardhmen.
Në anën tjetër, sulmuesi portugez ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2025.
Francisco Trincao në tregun e transferimeve vlerësohet me 22 milionë euro.
