Leandro Trossard është futbollisti i ri i Arsenalit.
Topçinjtë kanë arritur më në fund marrëveshje me Brightonin për transferimin e sulmuesit belg në ‘Emirates Stadium’.
28-vjeçari është bashkuar me Arsenalin pas tre viteve e gjysmë të kaluara te Brighton, derisa Topçinjtë kanë paguar 24 milionë euro për transferimin e tij.
Shumë i lumtur me transferimin e belgut në Londër u shpreh trajneri Mikel Arteta, duke thënë se kanë marrë një lojtar inteligjent dhe se lojtari do të jetë i gatshëm për të dielën në derbi ndaj Man Utd.
“Drejtuesit bënë një punë shumë të mirë duke firmosur me Trossard. Ai është një futbollist i gjithanshëm me aftësi teknike shumë të mira. Mbi të gjithë është një lojtar inteligjent”.
“Trossard e bën më të fortë skuadrën tonë. Mezi po presim të punojmë me të. Shpresoj ta kem të gatshëm për duelin e së dielës ndaj Manchester United”, u shpreh Arteta.
Reprezentuesi belg do ta mbajë veshur fanellën me numër 19 te Arsenali, derisa detajet e kontratës nuk janë publikuar.