ZYRTARE: Liverpool firmosë me këtë lojtar

14:10 | 10 Dhjetor 2018

Joe Gomez ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Liverpoolin.

Mbrojtësi 21-vjeçar tani do të jetë në fanellën e klubit anglez deri në vitin 2024.


“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje të re do të thotë se e tërë bota është e imja”, tha ai për ueb-faqen e klubit.

“Unë kam qenë në klub disa vite dhe kam pasur kënaqësinë të luaj për Liverpoolin. Prandaj jam i kënaqur që kam mundësi të zgjas kontratën time”.

“E dua klubin, më pëlqen të luaj dhe të mësoj gjëra të reja këtu dhe jam i lumtur që vazhdoj”, tha reprezentuesi anglez.

Theksojmë se shkaku i një lëndimi të para dhjetë ditëve, lojtari do të jetë jashtë fushave të blerta për rreth gjashtë javë.

Ndryshe, qendër mbrojtësi deri më tani ka pasur 41 paraqitje për The Reds gjersa nuk ka qenë kurrë në listën e realizatorëve të golashënuesve.

Komento: