ZYRTARE: Liverpool nënshkruan me yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

ZYRTARE: Liverpool nënshkruan me yllin e madh

11:53 | 19 Janar 2019

Liverpool ka nënshkruar kontratë të re me Trent Alexander-Arnold.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, e ka rinovuar kontratën e tij me klubin anglez, duke nënshkruar të re pesëvjeçare me Liverpoolin, që e mban kreun e tabelës së Premierligës.

Alexander-Arnold, i cili fillimisht debutoi për klubin në tetor të vitit 2016, kur trajneri Jurgen Klopp ia besoi pozitën e mbrojtësit pasi anglezi kishte bërë disa paraqitje mbresëlënëse për ekipin e të rinjve të Liverpoolit, transmeton Express.


20-vjeçari ka arritur ta dëshmojë veten për Liverpoolin pasi e ka zënë pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë në formacionin e parë të Jurgen Kloppit. Ai madje është përzgjedhur vazhdimisht edhe nga trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.

Arnold arriti marrëveshjen me drejtuesit e klubit për ta nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin, që e mban atë në Anfield deri në vitin 2024. Kontratë të ngjashme kishte nënshkruar para dy ditëve edhe mbrojtësi tjetër anësor i Liverpoolit, Andy Robertson.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar. Ndihem i privilegjuar që e kam mbështetjen dhe besimin e klubit, aq sa për të ma ofruar këtë kontratë. Nuk kisha asnjë dyshim për vendimin që e mora. Shpresoj se do të arrijmë shumë suksese gjatë kësaj kohe”, ka thënë Arnold.

Komento: