Pepe Reina ka kompletuar transferimin e tij te Lazio.
Këtë e ka bërë të ditur Lazio përmes faqes zyrtare.
“Lazio është i kënaqur të konfirmojë transferimin e portierit Pepe Reina”, thuhet në konfirmim.
Sipas raportimeve Reina ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, derisa do të jetë zëvendësues i portierit shqiptar, Thomas Strakosha.